Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së, pritet ta zëvendësojë Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ofruar dorëheqje nga posti i tij.
Sipas burimeve brenda partisë, Krasniqi pritet të njoftojë zyrtarisht për këtë vendim në një konferencë për media që do të mbahet sot, me fillim nga ora 15:30, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.
Në bazë të informacioneve të siguruara, Bedri Hamza pritet të marrë pozitën e kryetarit të partisë, duke e pasuar Krasniqin në krye të subjektit më të madh opozitar në vend.
Ky zhvillim vjen pas rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe diskutimeve të brendshme për drejtimin e ardhshëm të PDK-së.

