💖 Miss Keisi zbulon se është në një lidhje dashurie, por partneri mbetet mister
Keisi, e njohur si Miss Keisi dhe një nga personazhet më të komentuar të Ferma VIP 2, ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje.
Në një postim në InstaStory, ajo ndau një foto nga makina, ku shkroi:
👉 “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime” – pa e zbuluar identitetin e partnerit.
Me këtë postim, Keisi i ka dhënë fund thashethemeve për jetën e saj private, duke pranuar hapur se është e dashuruar, por për momentin ka vendosur ta mbajë partnerin larg syrit të publikut.
✨ Ky veprim i saj ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë presin me padurim të zbulojnë se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Miss Keisit.

