Kristi Aliaj kritikon muzikën e Luiz Ejllit: “Nuk më pëlqejnë zhanret që bën”

Në një intervistë për emisionin “Andale”, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Kristi Aliaj, ka shprehur hapur mendimin e tij për drejtimin muzikor të fituesit të spektaklit, Luiz Ejlli.

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë”, – tha Kristi gjatë intervistës.

Megjithatë, ai theksoi se çdo artist është i lirë të ndjekë stilin që dëshiron:

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh.”

Kujtojmë se Luiz Ejlli, fitues i edicionit të dytë të “BBVA”, pas fitores vijoi me projekte muzikore, ndërsa Kristi ka qenë më i tërhequr nga televizioni.