“Qëndrimi i Thaçit i pathyeshëm” – Zeka tregon takimin me komandantët e UÇK-së dhe James Rubin
Ish-diplomati dhe analisti, Zeka, në një intervistë rrëfeu përvojën e tij gjatë takimeve me komandantët e zonave të UÇK-së dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e përshkruar atë si një moment kyç për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kam hyrë në kështjellë me dokumenta false bashkë me Hashim Thaçin. Ishim në një hotel ku ishte edhe bashkëshortja e James Rubin. Mbaj mend që Thaçi mbeti i vetmuar dhe foli me komandantë të zonave që nuk bindeshin, që unë i quaja me mentalitet taleban, si Hamasin e sotëm. Nuk e dinin se çfarë do të thoshte që sekretarja e shtetit të të ulej në gjunjë duke thënë: ‘Pranojeni marrëveshjen, sepse do ta bombardojmë’,” tregoi Zeka.
Ai vlerësoi qëndrimin e pathyeshëm të Thaçit dhe të Rubin, duke shtuar se falë tyre nuk u hoq dorë nga pavarësia, edhe pse Thaçi kishte fjetur vetëm 4 orë brenda 24 orëve.
“Falë qëndrimit të tyre, nuk u bëmë tradhtarë,” përfundoi Zeka.


