Ferizaj/ Vritet një 40-vjeçar në fshatin Balaj

Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një burrë rreth të 40-tave ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi rastin për Klankosova.tv:

“Sot, më 15 shtator 2025, rreth orës 19:42, policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Balaj të Ferizajt. Viktimë është një mashkull rreth 40-vjeçar,” deklaroi Veseli.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.