Kurti premton mbi 1 miliard € për ushtrinë dhe zhvillimin e dronëve “Made in Kosova”
“Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimeve, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe në akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere”, tha Kurti.
Ai shtoi se do të krijohet gjithashtu Njësia ushtarake e përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ai gjithashtu deklaroi se brenda mandatit të ardhshëm do të ndahen mbi 1 miliard euro për ushtrinë dhe paralajmëroi zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

