Bajram Rexhepi, denoncon skandalin e bulevardit “Boris Kidriç”

Bajram Rexhepi, ka denoncuar një skandal të rëndë për ndërtimin e bulevardit “Boris Kidriç”, i cili sipas tij po ndërtohet pa leje ndërtimi. Ai i bëri thirrje Komunës që menjëherë të ndalojë punimet, duke theksuar se ky bulevard, si një nga rrugët më të rëndësishme të qytetit, nuk mund të ndërtohet në mënyrë të paligjshme informon Tetovasot.

“Kjo është një fyerje ndaj qytetarëve. Ashtu siç po ndërtohet në mënyrë të egër ky bulevard, ashtu është edhe udhëheqësia e Komunës,” u shpreh Rexhepi, duke shtuar se me ardhjen e tij në pushtet bulevardi do të ndërtohet siç i ka hije një qyteti modern.