Arrestohet në Serbi ish-ushtari UÇK-së, Lulzim Halili
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është arrestuar të martën në qytetin Svilajnac të Serbisë, ka raportuar mediumi serb “Novosti”.
Sipas raportimeve, 59-vjeçarit nga Peja i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës në Serbi, nën dyshimet për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e Kosovës”, thuhet në raportimin e mediave serbe.

