RMV / 5 zjarre aktive
Në territorin e vendit deri në orën 7:30 janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat pesë janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 29 janë shuar.
Aktive janë zjarret në Komunat Vasillevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Niviçinë, në malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës ku digjet pyll me vegjetacion të ulët, bredha, shkurre dhe bimësi e ulët), në fsh. Greshnicë në Makedonski Brod ku digjet pyll i përzier dhe bar i thatë, më pas zjarri mes fshatrave Lokvicë dhe Krapë pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët, në fsh. Beshishtë, vendi i quajtur Beshishki Rid digjet pyll i përzier, ndërsa aktiv është edhe zjarri në komunën e Zhelinës – mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin ku digjet pyll i degraduar dhe vegjetacion i ulët.

