Vjosa Osmani për tragjedinë në Koçan: Një tragjedi përtej fjalëve

Osmani në një reagim në “X” ka shkruar se kjo është një tragjedi.

“Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, është shprehur Osmani.

Presidentja tutje u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë njerëzve të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona.”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *