Escobar: Me Kurtin kemi problem me komunikim

Escobar po qëndron në Kosovë për misionin e tij lidhur me raportet Kosovë-Sërbi, mirëpo ajo që ai dje dëshmoi nënkupton atë se kanë kritika të shumta në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Escobar u shpreh se procesi i dialogut është në një “faze kritike”, duke shtuar se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje për vendimin rreth dinarit, vendim të cilin e ka quajtur “katastrofal” 

“Jemi duke dëgjuar shumë raportime për vështirësitë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë parasysh , t’i marrë këto shqetësime të komunitetit ndërkombëtar seriozisht. Ne s’po diskutojmë legjitimitetin e vendimit, por me shpejtësinë që po implementohet. Qeveria s’ka dhënë mënyrë alternative”, ka deklaruar ai.

“Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të punojë me komunitetin ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje, për këtë që ishte një vendim dizaster”, ka thënë Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *