Mbetet vetëm finalizimi për tu transferuar tek gjigandi Evropian
E ardhmja e Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain ka qenë objekt spekulimesh intensive gjatë javëve të fundit, pas pranimit të fundit të 24-vjeçarit në lidhje me kontratën e tij aktuale.
Marrëveshja aktuale e Mbappes me PSG-në skadon verën e ardhshme, megjithëse ai ka mundësi ta zgjasë atë edhe për një vit.
Mirëpo, ai ka njoftuar hierarkinë e klubit se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë, që do të thotë se do të mund të largohet falas në verën e 2024.
PSG nuk dëshiron që kjo të ndodhë, dhe ata më mirë do ta shesin atë këtë verë, nëse qëllimi i tij është të largohet gjithsesi.
Ata mund të kenë arritur dëshirën e tyre, pas një raportimi nga PSG Community se Real Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 250 milionë euro për të nënshkruar Mbappen.
Real Madridi thuhet se do të paguajë një tarifë paraprake prej 200 milionë eurosh, me 50 milionë euro tjera bonuse të përfshira gjithashtu.
Kjo do ta bënte Mbappe transferimin më të shtrenjtë në histori, duke eklipsuar 222 milionë eurot që PSG i pagoi Barcelonës për Neymar në vitin 2017.
Nuk është sekret që Florentino Perez është i vendosur për të nënshkruar me Mbappen. / botasot


