Plagoset një person⬇️⬇️

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Po ashtu Ahmeti bëri të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *