100-vjeçarja nga Fushë Kosova nuk lejohet të votojë – familjarët kërkojnë sqarim
Një qytetare 100-vjeçare nga Fushë Kosova nuk ka arritur ta ushtrojë të drejtën e saj të votës gjatë zgjedhjeve të sotme. Sipas deklaratës së djalit të saj, komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar nënën e tij të votojë për shkak të mungesës së një asistenti zyrtar.
“Nëna është e lindur më 1931, por e regjistruar më vonë. Ka 100 vjet, është e aftë, por nuk di të shkruaj. Një anëtar i komisionit, me emrin Alija, tha se nuk ka të drejtë të votojë pa një asistent. Unë desha ta ndihmoj vet, por ai më tha se nuk mundem. Si mund të votojë dikush tjetër për nënën time?”, tha ai për 21Media.
Rasti ka ngjallur reagime për mënyrën e zbatimit të rregullave për votimin e personave të moshuar dhe atyre që kanë nevojë për asistencë, ndërsa familjarët kërkojnë sqarim nga autoritetet zgjedhore.

