Zhernovski: Mickoski hyri në zgjedhje lokale, por me sy nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare
“Shumica qeverisëse është vite dritë larg shumicës së Badenterit, çka është tregues i një krize të thellë politike. Vetë numri i madh i deputetëve që ka siguruar VMRO-DPMNE nuk ka peshë nëse mungon kapaciteti për të menaxhuar proceset politike,” tha Zhernovski.
“Dështimi i së shtunës në Kuvend ishte një sinjal i qartë se vendi po hyn në një fazë të bllokimit institucional. Të ashtuquajturat ‘themele të qëndrueshme’ që Micskoski pretendoi se ka ndërtuar gjatë vitit të parë të mandatit të tij, po lëkunden. Nëse këto janë themelet për të ardhmen, atëherë është e qartë se me këtë qeveri, Maqedonia nuk ka asnjë të ardhme,” përfundoi Zhernovski.

