Zhduket në Shkup studentja 21-vjeçare nga Shqipëria

Një studente e Fakultetit Ekonomik në Shkup është denoncuar si e zhdukur, pasi të premten në mbrëmje I humben gjurmët në Lagjen “Ilinden” të Shkupit.

“Më 30.03.2024 në Stacionin Policor në Petrovec G.T ka denoncuar se E.Ç nga Shqipëria është larguar nga banesa në Shkup. Po ndërmerren masa për gjetjen e saj”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendëshme.

Studentja nga Shqipëria, të premten mbrëma, kishte dalë për shëtitje buzë Vardarit në lagjen “Ilinden”. Por, që atëherë nuk ëhstë kthyer në banesë. Shoqja me të cilën kishte bashkëjetuar kishte nisur kërkimet dhe më pas ka njoftuar policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *