Grubi: Salla e stërmbushur në Gostivar, dëshmon më shumë se asnjëherë më parë se duam të vazhdojmë hapin drejt Europës
“Me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela etabluam një front të fuqishëm që do të korrë fitore të madhe historike si në zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe në zgjedhjet parlamentare. Bashkë do i themi fuqishëm JO Rusisë, PO Europës!”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

