Vulat e ASH-së i jepen Selës! Ai pret fitore edhe në Gjykatën e Apelit👇🏻
Gjykata Themelore në Tetovë sot ka marrë vendim lidhur me vulat e ASH-së ku me vendim të saj vulat i takojnë Ziadin Selës. Në një prononcim para mediumeve Sela theksoi:
“Kështu që, ne presim që edhe në fazën e dytë ta fitojmë këtë çështje, dhe për hir të së vërtetës, sa më shpejt që të marrë epilog kjo çështje, besoni që më i qartë do të jetë veprimi politik jo vetëm për ASH-në, por në përgjithësi për skenën politike shqiptare në RMV”.

