MPB: Në Bogorodicë janë konfiskuar 150 kg marihuanë
“Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të punonjësve të policisë dhe doganave, është parandaluar tentativa për transportimin e lëndës narkotike marihuanë. Gjatë kontrollit të detajuar të një kamioni me targa të Shkupit, i kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhen analiza dhe ekspertizë shtesë. Sipas informacioneve fillestare kamioni ka hyrë nga Kosova, i cili është dashur të kalojë tranzit përmes Maqedonisë për në Greqi, me destinacion përfundimtar Turqinë”, thonë nga MPB.

