(Video) Limi dhe Alba sërish pranë njëri-tjetrit

Dyshja e komentuar, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë lënë pas keqkuptimet dhe kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë Limi ai që i ka kërkuar Albës një përqafim, të cilin ajo e pranoi me kënaqësi, duke u shfaqur e buzëqeshur dhe e lumtur.

Momente më pas, banori nuk e fshehu afrimitetin, teksa u pa duke e mbajtur në krahë konkurrenten e “Big Brother”. Siç vërehet, të dy po përpiqen të rikthejnë raportin e tyre ashtu si më parë.

Këto skena nuk kaluan pa u vënë re nga banorët e tjerë, të cilët reaguan me habi ndaj afrimitetit të dyshes.

E gjithë situata vjen vetëm pak ditë pasi Limi kërkoi distancim nga Dolce, me të cilën kishte krijuar një marrëdhënie të afërt, të shoqëruar me përqafime dhe puthje.