Ajradini i reagon Muratit: Bashkimi i Arianit Hoxhës me BDI-në është zgjerim politik, jo riciklim

Un Jetmir Ajradini, antar i kryesis qëndrore dhe kodinator në Kërçovë dhe zonën 5 nga radhët e PDE, ndjehem i obliguar që të reagoj ndaj deklaratës së dhënë nga ana e Bekim Muratit.
Arianit Hoxha nuk hyn në BDI si individ i zakonshëm, por ai vjen si një aktor politik me përvojë të gjatë dhe rrjet të fortë në terren.
CV-ja e tij nuk është thjesht një listë titujsh apo funksionesh, por ajo tregon një rrugë të gjatë politike, me njohuri direkte për çdo fazë, model dhe gabim të skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kjo përvojë nuk blihet, por fitohet me vite punë dhe përfshirje.
PDE nuk është thjesht një emër, ajo është një strukturë funksionale që ka aktivistë dhe njerëz në terren, nga qytetet e mëdha deri te vendbanimet më periferike. Ka mbijetuar jo me zhurmë, por me punë organizative, kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarin dhe frymë bashkëpunimi.
Çfarë sjell Arianit Hoxha në BDI?
Njohjen e terrenit.
Disiplinën organizative.
Aftësinë për të ndërtuar ura, jo për t’i djegur ato.
Ai nuk vjen për ambicie personale, por si bartës i një strukture që ka qëndruar në këmbë edhe në kushte të vështira.
Ky bashkim nuk është riciklim i emrave, por integrim i energjisë dhe strukturave që kanë funksionuar jashtë BDI-së.
Në politikë nuk ka rëndësi sa herë ke ndryshuar adresë, por çfarë ke ndërtuar në secilën. Dhe Arianit Hoxha, përmes PDE-së, ka ndërtuar rrjet njerëzish, kulturë organizimi dhe prani reale që sot i shtohet një subjekti më të madh.
Kjo nuk është dobësi, por është adaptim dhe zgjerim politik. Sepse partitë që nuk dinë të bashkohen me struktura të gjalla mbeten klube të mbyllura. Ata që dinë të përfshijnë mbeten relevantë.