Ndërron jetë fëmija 4 vjeçar në pediatrin e Strugës

Personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Strugë ka raportuar se në repartin e Pediatrisë është sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Struga, i cili për një kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, ai ka ndërruar jetë – tha zëdhënësi Stefan Dimoski.

Policia, në koordinim me prokurorin publik, po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *