Drejtori i Spitalit të Strugës: Fëmija që ndërroi jetë kishte paralizë cerebrale të formës së rëndë
“Fëmija është sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe të gjithë parametrat vitalë të rrezikuar. Pavarësisht reanimacionit të gjatë dhe përpjekjes së mjekëve për ta rikthyer në jetë, përpjekja rezultoi e pasuksesshme. Kishte një formë të rëndë të infeksionit respirator me të gjithë parametrat vitalë të dëmtuar. Prindërit ishin në dijeni për situatën”, tha Bunçeski për MIA.

