Vdekje e dyshimtë në Tetovë – trupi i pajetë i një studenteje nga Kosova gjendet pranë tregut të gjelbër
Sot rreth orës 18:30, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, është raportuar një vdekje e dyshimtë. Sipas informacioneve fillestare, trupin pa shenja jete e ka zbuluar një kalimtar rasti, njofton TetovaSot.
Viktima dyshohet të jetë një vajzë e re, studente në vitin e katërt të studimeve, me origjinë nga Kosova. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, të cilët po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e mundshme të vdekjes.
Policia ka bërë të ditur se informacione më të hollësishme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve paraprake.
📍Burimi: TetovaSot (TS)

