Vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve për zjarrin në Koçan, avokatët kërkojnë tërheqje të aktakuzave
Në procesin gjyqësor për zjarrin tragjik në Koçan, i propozuar nga Prokuroria, vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve. Zjarrfikësit nga shërbimi kundër zjarrit deklaruan se sapo kishin mbërritur në vendngjarje, menjëherë kishin nisur nxjerrjen e personave të bllokuar në diskotekë, shumica e të cilëve ndodheshin në korridor.
Para fillimit të seancës, Julija Zlatkova, prind i njërit prej viktimave, deklaroi se kanë informacione se vëllai i pronarit të diskotekës “Puls”, i paraburgosur, ka përdorur telefonin për të ushtruar presion mbi dëshmitarët e Prokurorisë.
Edhe gjatë kësaj seance, një pjesë e avokatëve kërkuan sërish tërheqjen e aktakuzave për disa nga të akuzuarit, duke argumentuar se ata nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me zjarrin dhe nuk kanë qenë të pranishëm gjatë tragjedisë.

