Shasivari: Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, u mohon 385 studentëve të drejtën kushtetuese

Prof. Dr. Jeton Shasivari ka reaguar ashpër ndaj përgjigjes së Ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, lidhur me kërkesën e 385 studentëve shqiptarë të drejtësisë që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.

Sipas Shasivarit, ligji dhe rregullorja për këtë provim nuk përcaktojnë gjuhën e dhënies së tij, ndërsa ministri ka kompetencë ta rregullojë këtë çështje me akt nënligjor. Ai thekson se qëllimi i provimit është testimi i njohurive juridike, jo atyre gjuhësore, dhe se refuzimi për ta mundësuar provimin në shqip përbën shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të studentëve shqiptarë në Maqedoni.