Presidenti ukrainas Zelenskiy i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë atë që ai e quan “shtetin terrorist” të Rusisë pas zbulimit të një varri masiv dhe provave të torturës në Izyum.
Zbulimet në qytet erdhën disa ditë pasi forcat ukrainase rimorën kontrollin nga forcat ruse gjatë kundërofensivës së tyre në rajonin verilindor të Kharkiv. Zelensky tha se Rusia duhet të ndëshkohet me sanksione më të ashpra.
Zelensky i krahasoi gjetjet në Izyum me masakrën e Buçës në pranverë dhe përsëriti thirrjet për një gjykatë ndërkombëtare për Rusinë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se të paktën 440 trupa u gjetën në një vend në Izyum, por Moska nuk komentoi mbi pretendimet e Ukrainës.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se planifikon të dërgojë një mision monitorues në Izyum dhe Shtëpia e Bardhë në Uashington komentoi se raportet e ngjarjeve në Izyum ishin “të neveritshme” dhe përshkruan “brutalitetin” e forcave ruse në luftë./alsat/
