Thaçi vendos kurorë me rastin e 13 vjetorit të rënies së Arbën Xhaferit 👇🏻

Ja postimi i tij i plotë:

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi, kreu sot homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të partisë, z.Arbën Xhaferi, me rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të ndjerit.
Kryetari Thaçi vendosi kurorë me lule në shenjë respeki dhe mirnjohjeje për jetën, veprën dhe kontributin e çmuar të z.Arbën Xhaferi në politikën shqiptare dhe çështjen kombëtare.
Me ç’rast kryetari Thaçi potencoi se “Themelet e vërteta politike për shqiptarët në përgjithësi, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë i ka vendosur Arbën Xhaferi”.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!

Shërbimi për informim PDSH
15.08.2025