Takimi Trump-Putin do të realizohet sot! Ja çka do të vendoset 👇🏻
Trump dhe Putin përgatiten të takohen në Alaskë për një takim shumë të rëndësishëm për të biseduar për përfundimin e luftës gati katërvjeçare në Ukrainë, një ndjenjë pasigurie i ka kapluar kryeqytetet evropiane, veçanërisht Kievin, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në një nga prononcimet e Trump para gazetarëve ka qenë se do të diskutojë me Putinin mundësinë e shkëmbimeve të tokës midis Rusisë dhe Ukrainës, me çrast shkalla e ankthit u rrit për shkak të frikës se ai mund të njohë marrjen e tokës nga Kremlini, duke e kënaqur agresorin.
Mbi të gjitha, ende mbetet e paqartë se çka do të vendoset kryesisht në këtë takim dhe a do të ketë marrëveshje përfundimtare.

