Tërmet në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot provincën veriperëndimore të Duzçes në Turqi, rreth 200 kilometra nga Stambolli.

Tërmeti ndodhi në orën 6:57 të mëngjesit me orën lokale në një thellësi prej 9.52 kilometrash, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *