Tërmet i fortë godet Italinë, ndjehet edhe në Kroaci

Një tërmet i fortë ka goditur Italinë qendrore mëngjesin e sotëm pas orës 7:00. Sipas mediave italiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 deri në 6.1 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në Marche, por është ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë. Tërmeti është regjistruar 66 kilometra në lindje të Riminit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas mediave kroate, tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci. Përdoruesit e aplikacionit EMCC nga Kroacia raportojnë se një pjesë e mirë e Istrias dhe Adriatikut qendror janë prekur.

Deri më tani nuk raportohet për viktima të mundshme dhe dëme materiale./slobodenpecat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *