Të shtëna me armë zjarri pas mesnatës në Strugë – policia po heton rastin

Rreth orës tre pas mesnatës, në qytetin e Strugës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), raporton Portalb.mk.

Sipas njoftimit zyrtar, denoncimi është bërë nga banori D. M. në Sektorin për Punë të Brendshme të Ohrit, në orën 06:50 të mëngjesit.

MPB ka bërë të ditur se zyrtarët policorë po ndërmarrin masa për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të përfshirë.

Aktualisht, nuk ka informacione mbi motivet apo rrethanat që çuan në të shtënat gjatë orëve të para të mëngjesit në Strugë.