Të shtëna me armë, të paktën 7 viktima
Shtatë persona u vranë gjatë një sulmi në rajonin e Guayaquil në jugperëndim të Ekuadorit. Prej kohësh Ekuadori është kthyer në epiqendrën e dhunës ndërsa bandat e drogës përplasen për pushtet në vend.
Trupat e shtatë burrave, përfshirë dy të mitur, me disa plagë plumbash u gjetën në Novol. Dy nga viktimat mësohet se kishin precedentë penalë. Masakra e motivuar nga hakmarrja, sipas njoftimeve të shtypit të cituara nga burime policore, ka ndodhur natën e së premtes në të shtunë.

