Të shtëna me armë në pikëpagesën e Zhelinës
“Më datë 04.03.2023, në SPB Tetovë është raportuar se në ora 11:19 në stacionin e pagesave të Zhelinës, J.A (40) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka shtënë me armë zjarri në drejtim të A.K (34) dhe vëllait të tij A.K (32), gjatë së cilës të dy kanë pësuar lëndime”, thonë nga policia.
Të dy vëllezërit janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.
Prokurori publik dhe zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./KlanMacedonia


