Të mërkurën nënshkruhet deklarata për zgjedhje të lira dhe demokratike

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje në Maqedoni të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.

Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo zgjedhje. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *