Taravari emëron drejtorë, ja emrat e tyre 👇🏻
Siç njoftojnë nga MSH, Ognen Kostovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për kirurgji digjestive, Oliver Zafirovski është emëruar drejtor në Klinikën universitare për pulmologji dhe alergologji.
Ndërsa Rexhep Memedi është emëruar drejtor në Klinikën universitare për sëmundjet e fëmijëve, kurse Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

