Sulm i armatosur në Zhelinë: Arrestohet 37-vjeçari, policia kërkon bashkëpjesëmarrësit
Më 5 nëntor 2025, rreth orës 19:55, në fshatin Zhelinë të Tetovës, punonjës policorë nga Departamenti Policor Grupçin kanë arrestuar personin Xh.B. (37) nga i njëjti fshat, njofton SPB Tetovë.
Sipas njoftimit, rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Zhelinë–Shkup, i arrestuari, së bashku me disa persona të tjerë, ka sulmuar fizikisht personin B.I. (33) dhe babanë e tij I.I. (53) nga fshati Strimnicë, të cilët në atë moment po kryenin detyra pune.
Gjatë incidentit, disa nga agresorët i kanë kërcënuar viktimat me armë zjarri dhe mjete metalike.
Policia ka nisur masa për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzimi përkatës penal, raporton TetovaSot.
📍Burimi: TetovaSot

