SPB Tetovë ngre kallëzim penal kundër nëntë personave për dhunë në qendër të qytetit

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër nëntë personave – O.K. (23), D.H. (25), D.E. (21) nga fshati Sellcë, J.U. (24) dhe A.U. (21) nga fshati Debreshë, O.S. (20) dhe B.S. (24) nga fshati Pallaticë, si dhe A.S. (25) nga fshati Vrutok – nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë”.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 26 korrik 2025 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, ku pas një mosmarrëveshjeje paraprake, të dyshuarit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në një përleshje fizike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po vijojnë procedurat për dokumentimin dhe ndjekjen e mëtejshme të rastit.