Spanja nuk kalon testin me Marokon
Maroku bën historinë, për herë të parë në çerekfinale, duke eliminuar Spanjën me penallti.
Spanja e cila ishte favorite në ndeshjen kundër Marokos, nuk ka arritur që ta kalojë testin.
90 minutat e rregullta si dhe vazhdimi me 30 minuta përfunduan pa gola me rezultatin 0-0.
Penalat ishin ato të cilat ia dhanë fitoren dhe kalimin më tutje skuadrës së Marokut.


