Sot dhe neser kohë me diell,kurse vikendi pritet të ketë rreshje shiu
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale në intervalin prej 14 deri në 20 gradë, kurse ajo maksimale prej 33 deri në 39 gradë Celsius me indeks UV 9, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
DPHM paralajmëron se deri nesër do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë. Të shtunën në orët e pasdites pritet zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës.

