Siti Mol Shkup lanson aplikacion me të cilin do ti shpërblejë vizitorët

Me rastin e festimit të 10 vjetorit të themelimit, Siti Moll lansoi aplikacionin – MojCityMall ku në një pjesë janë të vendosura informacionet dhe shpërblimet ndaj vizitorëve besnik të qendrës tregtare.

Në aplikacionin e ri mund të gjejnë të dhëna në lidhje me orarin e punës,vendndodhjen e dyqaneve,linket e shitoreve për ti kërkuar online,programi i kinos,promocione,kampanja etj.

Vizitorët besnik të aplikacionit, në çdo kyçje në të do të përfitojnë poena të cilat mund ti shëndrrojnë në dhurata të ndryshme.

Poenat e para fitohen me zbritjen e aplikacionit në telefonin tuaj, më pas për krijimin e profilit personal si dhe çdo vizitë të qendrës tregtare.

MojCityMall është një platformë inovative që është konceptuar dhe krijuar për të krijuar përfitime të shumëfishta për vizitorët, si dhe për partnerët tanë – qiramarrës të hapësirës në qendrën tregtare. Përveçse na lejon të shpërblejmë vizitorët tanë besnikë, që është qëllimi ynë kryesor, ai gjithashtu animon konsumatorët, duke i lejuar ata të mësojnë shpejt dhe lehtë të gjitha të rejat në ofertën dhe funksionimin e qendrës tregtare dhe dyqaneve të saj, e cila është në e njëjta linjë me sloganin tonë – GJITHÇKA QË DUA”, Damjan Korubin, menaxher marketingu i Skopje City Mall.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *