Shtatë persona arrestohen pas incidenteve pas ndeshjes Vardari–Shkupi

Policia njoftoi se ka arrestuar shtatë persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike pas ndeshjes së Ligës së Parë të Maqedonisë midis KF Vardarit dhe KF Shkupit, e cila u zhvillua në kompleksin sportiv “Petar Miloshevski”.

Sipas MPB-së, pas përfundimit të ndeshjes janë regjistruar kundërvajtje të ndryshme, përfshirë hedhjen e mjeteve piroteknike në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive, si dhe sjellje të pahijshme dhe arrogante ndaj punonjësve policorë. Incidentet janë shënuar në dy lokacione të ndryshme në Shkup.

Të gjithë personat e arrestuar do të përballen me masa ligjore, konform dispozitave në fuqi – thuhet në njoftimin e MPB-së.