Shkupi mbetet i bllokuar

Shkupi edhe gjatë ditës së sotme mbetet i bllokuar nga transportuesit privatë, të cilët nuk lëshojnë pe dhe janë të vendosur që bllokadën ta vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, gjegjësisht shlyerjes së borxhit nga Qyteti i Shkupit.

Transportuesit privat thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër për të marrë paratë që i kanë punuar.

Derisa sjelljen e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e vlerësojnë si të papërgjegjshme dhe dëshpëruese./ Klanmacedonia.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *