Sela tregon arsyen e largimit të Krenar Llogës nga ASH-ja
“Unë mund të transmetoj atë që është thënë, në kuadër të mbledhjes që kemi pasur të Kryesisë së ngushtë. Z.Lloga ishte skeptikë që me daljen nga AKI-ja do të mund ta rimarrim veten, dhe donte të dijë se cili ishte plani më tutje. Dhe unë nuk mendoj se këto gjëra bëhen me plan, por e para, plani i parë duhet të jetë besimi që duhet të kesh në vetvete, në punën tënde, në pastërtinë tënde, në ofertën tënde”, theksoi mes tjerash Sela.

