Inaugurohet Fakulteti i ri i Shkencave Shëndetësore
Me prerjen e shiritit nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhet dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot (5 tetor 2022) edhe zyrtarisht filloi me punë Fakulteti i ri i Shkencave Shëndetësore në Universitetin e Evropës Juglindore.
Rektori Bexheti e falënderoi ministrin e arsimit për dorëzimin e vendimit zyrtar dhe për mbështetjen për hapjen e këtij fakulteti
“Kemi oferta shumë cilësore, në kuptimin jo vetëm të stafit cilësor, por edhe të teknikës dhe teknologjisë. Shpresojmë se me funksionimin e këtij fakulteti, do të japim edhe impaktin e duhur shoqëror edhe në këtë sferë. Po ashtu, sot promovojmë edhe krejt teknologjinë dhe aparaturën që e kemi siguruar, posaçërisht Qendrën Simulative, e cila ua ofron studentëve të vitit të parë krejt mundësitë praktike”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Rektori Bexheti.
Rektori Bexheti, tha se fakulteti mbetet i hapur për komunitetin, posaçërisht për shkollat e mesme që mund të shfrytëzojnë kapacitet teknologjike të këtij fakulteti./SEEU



