SALIM SULEJMANI ZYRTARISHT I DËRGUAR SPECIAL I MAQEDONISË SË VERIUT PËR VENDET E GJIRIT ARABIK

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Salim Sulejmanin si përfaqësues të posaçëm diplomatik për vendet e Gjirit Arabik, me seli në Riad, Mbretëri e Arabisë Saudite. Vendimi është zyrtarizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Sulejmani do të ushtrojë funksionin me gradën diplomatike këshilltar-ministër, ndërsa emërimi hyn në fuqi nga 1 gushti 2025.