Edhe një kandidat i pavarur shqiptar për kryetar të Strugës

Të dashur bashkëqytetarë,
Pas shumë mendimesh, bisedash me miq, familjarë dhe qytetarë nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e Strugës – marr një vendim me përgjegjësi të plotë dhe me qëllim të sinqertë:

👉 Kandidohem për kryetar të Komunës së Strugës!

Struga është një dhimbje e bukur. Sepse çdo gjë që është e bukur, na dhemb kur e shohim të zhduket.

E shohim se si po humbet shpirti i këtij qyteti.
Liqeni, natyra, rregullat, respekti, mundësitë..

Unë nuk jam një imperialist që e sheh qytetin si biznes ndërtimi, me hapësira publike të shkatërruara, të betonizuara vetëm për përfitim.

Dhe nuk jam as politikan që luan me të gjitha palët për përfitim personal dhe mbijetesë politike për interesa, pa parime.

Unë jam një njeri i thjeshtë. Pjesë e këtij komuniteti. Pjesë e kësaj Struge. I barabartë me të gjithë ju, me të njëjtat halle, me të njëjtat shpresa.

🔹 Do të ofroj një vizion që ia kthen Strugën njerëzve.
🔹 Do të flasim për zgjidhje, jo për arsyetime.
🔹 Do të dëgjoj shumë më tepër sesa do të flas.
🔹 Do të jemi ekip, jo klikë.

Fushata ime do të jetë e hapur, pozitive dhe me fokus tek njerëzit. Do ta fillojmë hap pas hapi, me ju, për ju.

Nëse edhe ti beson se Struga mund të marrë frymë, të jetojë, të ndërtohet si një qytet për të gjithë. Bashkohu.

Bashkohu të veprojmë, sepse STRUGA VEPRON! #STRUGAVEPRON #STRUGA