Rubin: Adem Demaçi tha “o pavarësi, o të vdesim të gjithë”

Adem Demaçi

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka treguar një episod të rëndësishëm për veprimtarin politik Adem Demaçi. Ai tha se pas marrëveshjes së Rambujesë, Madeleine Albright kishte pasur një bisedë të ashpër telefonike me Demaçin, ku ky i fundit kishte theksuar: “O pavarësi, o të vdesim të gjithë”.

Rubin sqaroi se Demaçi shihej si figurë me autoritet ideologjik mbi Hashim Thaçin. “Më kujtohet shumë mirë ajo bisedë. Ishte ndër më të ashpërit që kam dëgjuar ndonjëherë. Demaçi nuk pranonte të shtyhej çështja e pavarësisë dhe tha se nuk e kishte problem edhe nëse do të vdisnin njerëz,” rrëfeu Rubin, duke përmendur edhe shprehjen e Albright se ai dukej “i etur për gjak”.

Sipas Rubin, Thaçi kishte nevojë për mbështetjen e Demaçit si autoritet ideologjik dhe figurë kyçe e lëvizjes për pavarësi.