Rriten pagat e mësuesve nga marsi: rritje prej 7.5 deri në 10 për qind, njofton Ministria e Arsimit
Mësuesit në arsimin fillor dhe të mesëm do të përfitojnë rritje të pagave duke filluar nga muaji mars i vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Sipas saj, rritja e pagave do të variojë nga 7.5 deri në 10 për qind, në varësi të përllogaritjeve përfundimtare financiare.
Janevska theksoi se kjo masë synon rritjen e motivimit dhe vlerësimit të kuadrit arsimor, duke shtuar se avancimi profesional dhe konkurrenca në karrierë do të jenë faktorë shtesë nxitës. Ajo u shpreh se për herë të parë është arritur një hap i tillë i rëndësishëm për arsimin, duke potencuar se rezultatet janë vlerësuar pozitivisht edhe në raportin e Komisionit Evropian.

