Reagojnë Këshilltarët e BDI-së pas skandalit të Kasamit me “bademat dhe kikirikat”
Ja postimi i plotë i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Facebook:
Të nderuar bashkëqytetarë,
Me datë 15.06.2023 Komuna e Tetovës, përkatësisht Kryetari i Komunës Z. Bilall Kasami, ka nënshkruar një kontratë me një biznes vendor që veprimtari të punës ka shitjen e gazetave dhe paisjeve për zyrë. Kjo nuk do të shfaqte asnjë problem, po qe se në këtë kontratë do kishte blerje të materialeve për zyrë. Përkundër kësaj, Kryetari i Komunës prej kësaj kompanie ka blerë bademë, kikiriki, fëstëk dhe bombonjera. Kjo paraqet shkelje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare duke e dëmtuar buxhetin e Komunës për rreth 5.000 euro. Paraqitja e dokumentacionit më poshtë është dëshmi për vazhdën e keqpërdorimeve të shumëta që bëhen në kurriz të taksapaguesve tetovarë.
Të indinjuar:
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës.

